Chewable Omega 3  (100 kapsula )

2,450 L

Produkti Chewable Omega 3 Lemon flavor me vaj limoni, përmban 600 mg vaj peshku. Ndonëse kapsulat me vaj peshku janë të popullarizuara, shumica e përdoruesve shqetësohen nga shija e peshkut prandaj për ata kapsulat e buta xhelatine të këtij produkti të njohur janë zgjedhja më e duhur.

Category:

Description

Shija e limonit në këto kapsula e eliminon shijen e vajit të peshkut, kurse përmbajtja e acideve yndyrore poli të pangopura kontribuon në ruajtjen e shëndetit.

Produkti përmban EPA dhe DHA, të cilat kontribuojnë pozitivisht në funksionet e trurit, syve dhe të zemrës. Për më tepër, disa studime kanë ardhur në përfundim se këto (EPA dhe DHA) mund të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve inflamatore dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe ta ndihmojnë trajtimin e sëmundjeve mendore dhe në ngritjen e ndjeshmërisë së insulinës.

Omega 3 për t’i shërbyer shëndetit
Sipas një hulumtimi të kryera tek femrat e moshës 65-80 vjeç, sa më i lartë të ketë qenë përqendrimi i DHA dhe EPA në gjakun e femrave, aq më i vogël ishte rreziku nga vdekja. Ndonëse, mekanizmat e veprimit të acideve yndyrore omega 3 nuk janë sqaruar plotësisht, arsyet e theksuara janë komplekse: ulja e niveleve të triglicerideve, ndalimi i zhvillimit të trombozës dhe ulja e faktorëve të inflamacionit. Hulumtuesit sugjerojnë se nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij grupi, ju duhet të përdorni ekuivalencën e 1 gram të EPA+DPA në formë të salmonit, peshkut ton, karkalecave, shojzat apo suplementet ushqimore.

Përdorimi adekuat i omega 3 është i favorshëm edhe për fëmijët, pasi që është i rëndësishëm për zhvillimin e sistemit nervor. Bazuar në hulumtimet e mëhershme, hulumtuesit supozojnë se plotësimi i pamjaftueshëm me omega 3 mund të shoqërohet me efekte të pafavorshme në zhvillimin konjuktiv dhe në sjelljet e fëmijëve. Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Oxfordit erdhi në përfundim se plotësimi me 600 mg DHA në ditë mund të jetë një metodë e sigurt dhe efikase në përmirësimin e performancës së të lexuarit tek fëmijët dhe në sjelljet e tyre.
Sipas një hulumtimi të kryer në Mauritani, përdorimi i peshkut në fëmijëri të hershme mund të ndihmojë më vonë në uljen e mostrave të shembujve të sjelljes anti-sociale dhe agresive. Gjatë hulumtimit, që filloi me fëmijët tre vjeçar, fëmijëve iu kushtua një kujdes i duhur fizik dhe psikologjik dhe iu shërbye një ushqim “i përmirësuar” me peshk, përveç tjerash. Në moshën 11 vjeç fëmijët treguan dallime të rëndësishme lidhur me aftësitë e tyre mendore në krahasim me subjektet nën kontroll të pjesëmarrjes në program.

  • rrit aftësitë e shëndetin mendor,është vërtetuar se përdorimi i vajit të peshkut në kohë tek individët shoqërohet me rritjen e përformancës së kryerjes të testeve standarde të kujtesës dhe të menduarit.
  • rrit fertilitetin
  • mbron zemrën
  • ndikon pozitivisht në rrënien në peshë
  • ndihmon të kemi një lëkure të pastër e të bukur
  • ul ndjeshëm efektet negative të depresionit
  • mjekon ulçerat
  • ndihmon në trajtimin e diabetit
  • parandalojnë shfaqjen e sëmundjes Alzheimer
  • ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve inflamatore
  • uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare
  • në ngritjen e ndjeshmërisë së insulinës.
  • 600mg Vaj Peshku
  • 360mg Total Omega-3
  • 180mg EPA (acid eicosapentaenoic)
  • 120mg DHA (acid docosahexaenoic)

1-3 kapsula në ditë !