Papaya Plus (90 tableta përtypëse)

2,100 L


Papaya PLUS: kompozicion kompleks, përmbajtje e lartë e përbërësve aktivë

Produkti ynë i ri Papaya PLUS, në formë të tabletave përtypëse, përmban gjitha enzimat e rëndësishme për ta mbështetur tretjen. Në këtë mënyrë produkti në fjalë i ndihmon organizmit në dekompozimin e proteinave, karbohidrateve, yndyrave dhe laktozës, të cilat shkaktojnë probleme tek shumë njerëz. Kështu bëhet i mundur parandalimi i çrregullimeve të pakëndshme digjestive dhe njëkohësisht do të jetë më lehtë të trajtohen problemet ekzistuese.

Category:

Description

Në kohët e sotme një numër i konsiderueshëm i njerëzve ballafaqohen me problemet digjestive apo me dëmtimin e florës intestinale. Nëse vazhdimisht jeni të prekur nga ndjenjat e pakëndshme, atëherë shtrohet pyetja nëse organizmi juaj i përmban enzimat e nevojshme digjestive.

Pa enzima digjestive, nuk ka asgjë për ta “tretur” ushqimin

Me apo shpesh edhe pa ekzaminime, në mënyrë të shpejtë mund të përcaktohet nëse ju nuk keni enzima të mjaftueshme. A shkaktohen probleme nga një mungesë e tillë? Po. Sepse funksioni i enzimave digjestive është që ta dekompozojë ushqimin e konsumuar dhe ta shpërbëjë në mënyrë që ta bëj të shfrytëzueshëm për trupin: me fjalë tjera, për ta ndihmuar absorbimin dhe shfrytëzimin e materieve ushqyese, vitaminave dhe mineraleve.

Nëse nuk keni enzima të mjaftueshme digjestive, atëherë do të keni probleme me tretjen e ushqimit. Jo vetëm që organizmi juaj nuk do të merr materie të nevojshme ushqyese, por edhe ushqimet tuaja mund të bëhen të pakëndshme.

Tretja dhe absorbimi i pakënaqshëm e afatgjatë mund të çojë edhe në dobësimin e sistemit imun, në lodhje dhe rraskapitje, nervozizëm, probleme me lëkurë dhe reaksione alergjike.

Çfarë mund të bëni për ta ndihmuar sistemin tuaj digjestiv?

Një përparim i madh mund të arrihet përmes ndryshimit të mënyrës së jetës pasi që vëllimi i enzimave digjestive mund të bie ndjeshëm për shkak të ushqimit të dobët (p.sh. konsumimi i tepruar i ushqimeve të shpejta, racionet e çrregullta ushqimore, ngrënia me qejf), stresi apo kushtet e këqija të ushqimit (ngrënia në nxitim). Vëllimet e tyre mund të bien edhe si rezultat i ngarkesës së tepërt fizike apo përdorimit të medikamenteve të caktuara.

Me kalimin e viteve vëllimi i enzimave mund të bie si rezultat i plakjes.

Organizimi ynë mund të prodhojë lloje të caktuara të enzimave derisa të tjerat i marrim përmes ushqimeve, sikurse bëjmë në rast të mungesës së laktozës.

.

    • Fokusohet jo vetëm në dekompozimin e një materie të caktuar ushqimore, por edhe vepron në një mënyrë komplekse, duke përmbajtur gjitha enzimat e rëndësishme të cilat e mbështesin tretjen: ndihmon në dekompozimin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave;
    • Përmban jo vetëm gjurmë të enzimave, por edhe një përmbajtje të lartë të përbërësve aktivë;
    • 65% e gjithë popullatës ballafaqohet në një shkallë me jo tolerancën e laktozës. Sikurse përmendëm, produkti ynë i ri, Papaya PLUS, po ashtu ndihmon në dekompozimin e laktozës.
    • Produkti në fjalë është lëshuar në treg në formë të tabletave përtypëse dhe në këtë mënyrë ofrohet një zgjidhje për personat që kanë probleme me gëlltitjen.

 

1 tabletë përtypëse pas ushqimit.

  • 200mgPluhur Papaya /span>
  • 30mg Fungal Amylase
  • 25mg Fungal Lipase
  • 5mg Fungal Lactase
  • 1mg Klorofil
  • Përbërësit tjerë: sukrozë, sorbitol, acid stearik, dioksid silici, aromë artificiale e luleshtrydhes