Energy & Memory (90 tableta)

3,400 L

Produkti Energy & Memory është formulë komplekse antioksiduese e cila përmban vitaminat A, C, E dhe kolinë, mineralet si zink, selen dhe magnez, si dhe ekstraktin bimor të guaranës. Produkti vepron në ngritjen e forcës fizike dhe aftësive mendore.

Category:

Description

Preferohet të përdoret gjatë vozitjeve të vazhdueshme apo vozitjeve të gjata, para tendosjeve fizike, gjatë mësimit dhe përgatitjes për provime, dhe aktiviteteve sportive. Përveç veprimit antioksidues, kolina depërton në membranën e qelizave duke e përforcuar komponentin e saj lipid, për t’i bërë ato më rezistuese ndaj radikaleve të lira, që është e një rëndësie të veçantë tek qelizat nervore (neuronet). Ekstrakti i guaranës ka efekte të kafeinës në organizëm, por pa efekte anësore, revitalizon dhe i jep energji organizmit, ndikon për një memorie më të mirë, në përqendrim dhe në vigjilencë. Produktin ua rekomandojmë të gjithëve si një formulë e shkëlqyeshme antioksiduese, duhanpirësve, punëtorëve, dhe studentëve në periudhën e provimeve.U rekomandohet edhe sportistëve dhe punëtorëve fizikë pasi rrit kontraksionin e muskujve, përmirëson reflekset, dhe ul ndjenjën e të lodhur.

  • atyre që jetojnë nën ngarkesë të fuqishme mentale, të tillë si studentët gjatë provimeve, punëtorët që i ekspozohen punës me stres, me qëllim që ta ruajnë përqendrimin e tyre dhe ta luftojnë lodhjen;
  • sportistëve dhe punëtorëve nën ngarkesë fizike për ta rritur aktivitetin e tyre;
  • atyre që mbajnë dietë për dobësim;
  • vozitësve të automjeteve për ta ruajtur vëmendjen dhe për t’i përmirësuar reflekset;
  • secilit që dëshiron ta luftoj lodhjen dhe përmirësoj gjendjen e përgjithshme.

1-3 tableta në ditë.

  • 200 mg Kolinë
  • 100mg Ekstrakt Guarana (std. 22% kofeinë)
  • 100mg Lecitinë
  • 60mg Vitaminë C
  • 10mg Vitaminë E
  • 50mg Magnez
  • 5mg Zink
  • 20 mcg Selen