Description
Kolagjeni është elementi më i rëndësishëm në rritjen dhe ruajtjen e indeve të shëndosha. Megjithatë, nivelet e tij ulen me moshën, që vërehet më së miri në rastin e lëkurës. Produkti përmban llojin 1 dhe 3 të kolagjenit, të cilat janë më të lartë me sasi në lëkurë.Gjithashtu ka një sasi ekstra më të lartë të bimës horsetail (bisht-kali). Elementi orthosilic, që përmban kjo bimë, ofron efekt ngurtësie që është i rëndësishëm në formimin e indeve lidhore, lëkurës, flokëve, dhe materialeve të forta sikurse dhëmbët dhe thonjtë. Për më tepër, kjo bimë mund ta nxisë prodhimin e kolagjenit nga vetë lëkura, duke përmirësuar edhe elasticitetin e lëkurës. Rezultati është: flokë më të forta, thonj më rezistues dhe lëkurë më e gjallë.
Gjithashtu në produkt do të gjeni edhe vitaminat, mineralet dhe aminoacidet më të rëndësishme në formë natyrale. L-cisteina dhe L-metionina kontribuojnë dukshëm në ruajtjen e strukturës së shëndoshë të flokëve tuaj. Për ta mbështetur sistemin tuaj imun zinku ndihmon në ruajtjen e strukturës së shëndoshë të lëkurës. Bakri luan rol në ruajtjen e ngjyrës së lëkurës dhe të flokëve tuaj, kurse jodi si një mikroelement është i dobishëm për flokët, lëkurën dhe thonjtë. Për më tepër, vitaminat A, C, B1, B6 i mbrojnë qelizat tuaja nga stresi oksidues, duke shërbyer njëkohësisht në ruajtjen e imazhit tuaj.
- atyre që ballafaqohen me rënie flokësh;
- atyre që kanë flokë të dëmtuar dhe që këputen;
- atyre që vuajnë nga lëkura e fytyrës (aknet);
- personave, thonjtë e të cilëve janë të dobët dhe thyhen;
- secilit që dëshiron ta përmirësoj dukjen apo që dëshiron ta ruaj shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve.
Përbërësit aktiv/kapsulë:
- Vitaminë A 2500 IU
- Vitaminë C 20 mg
- Vitaminë B1 2.2 mg
- Vitaminë B6 2.8 mg
- Zink 10 mg
- Bakër 2 mg
- Jod 50 mcg
- Kolagjen, lloji I+III 250 mg
- Acid Hyaluronic 30 mg
- L-Methionine 50 mg
- L-Cysteine 50 mg
- Ekstrakt nga bima Horsetail (10:1) 150 mg
1 Kapsulë në ditë.