Mungesa e vitaminës D është shumë e përhapur dhe shumë e rrezikshme
Si të normalizoni vitaminën D në gjakun tuaj
Rreziku nga mungesa e vitaminës D
Ndërkohë që vitamina D po pakësohet, sëmundjet e rrezikshme po shtohen
Kjo vitamine i referohet një sërë perberesish dhe klasifikohet si vitamine (qe tretet ne yndyre) dhe si hormone. Forma fisiologjikisht aktive e saj quhet “kalsitriol”, e cila eshte edhe forma hormonale e kesaj vitamine. Rrezet ultra violet te diellit, nxisin nje proces qe kthen substancen 7-dehidrokolesterol qe gjendet ne lekuren tone, ne pro-vitaminen “cholecalciferol” ose ndryshe D3. Pro-vitamina D3 kthehet nga melcia dhe veshkat ne hormonen e shumeperfolur se fundmi – “kalsitriol” (1,25-dihydrocholecalsiferol). Suplementet ushqimor permbajne formen D2 ose D3. Ajo me e preferuara eshte forma D3, pasi ka efekt me te kenaqshem ne rritjen e vitamins D ne gjak.
Sa vitamine D duhet të marrim në ditë?
- Bebet deri 1 vjec: 400IU (ose 10mikrogram)/dite
- Nga 1 deri ne 70vjec: 600IU ose 15mikorgram/dite
Nivelet e vitamins D në organizëm
- Mungese: <12ng/ml (mund te coje ne rakitizem femijet e vegjel dhe ne zbutje te kockave ne te rritur)
- Pamjaftueshmeri: >12 – 19ng/ml (e pamjaftueshme per mirembajtjen e kockave dhe shendetin ne pergjithesi)
- E mjaftueshme: >20 – 49ng/ml (e mjaftueshme per mirembajtjen e kockave dhe shendetin ne pergjithesi)
- Ndoshta e demshme: >70ng/ml
Nje shkencetar, Larson – Meyer raporton se nivelet optimale mund te jene nga 40 – 70ng/ml, pasi ne keto nivele ka evoluar gjenoma humane.
Nga e marrim vitaminën D?
Ushqimi eshte nje burim shume i varfer i vitamines D. Kryesisht gjendet te peshqit e kalter (200-500IU ne 90gr), te kerpudhat “shitake” (rreth 250IU ne 4 kerpudha) dhe pak te vezet (25IU). Burimi kryesor i vitamines D eshte dielli. Nje njeri me ngjyre te celur te lekures, i ekspozuar me rroba banjo dhe i palyer me krem mbrojtes, mund te sintetizoje 20,000 – 30,000IU per vetem 30minuta. Individe me ngjyre te erret te lekures nevojiten 10-20here me shume kohe te ekspozimit ne diell per te sintetizuar nje sasi te tille. Gjithashtu, ne dimer koha e nevojshme ne diell per te sintetizuar nje sasi te tille rritet.
A dalim ne mjaftueshëm në diell?
Nje njeri qe ekspozohet mjaftueshme ne diell ne menyre periodike, veshtire se mund te shfaqe mungese te vitamins D. Femijet qe luajne shpesh jashte, gjithashtu mund te sintetizojne mjaftueshem. Por, ne kohet e sotme, koha qe kalojme ne diell sa vjen e po pakesohet. Njerezit kane reduktuar se tepermi aktivitetet jashte dhe jane te destinuar te kalojne pjesen me te madhe te dites te mbyllur ne shtepi, zyra, kopeshte, shkolla, punishte apo godina te ndryshme. Edhe kur ekspozohemi ne diell, te gjithe kemi kujdes te mbrohemi me krem kunder diellit, gje qe e ul shume sintetizimin e vitamines D. Qe nje person te marre mjaftueshem rreze dielli per te prodhuar vitaminen D ne nivele te kenaqshme, duhet te ekspozohet cdo dite nga 5-10 minuta, me krahet dhe fytyren zbuluar. A rrime ne cdo dite 5-10 minuta te ekspozuar ne diell me krahet zbuluar? A ka diell cdo dite? A nuk ju rastis qe sapo dilni nga shtepia te futeni ne makine apo te prisni autobuzin ne hije, te ecni ne hije, te mbylleni ne pune dhe te dilni kur dielli pothuaj ka perenduar? A nuk ju rastis qe edhe ne plazh te kerkoni hije, te vendosni kapele dhe krem dielli me SPF sa me te larte? E ne fakt, mire beni sepse melanoma – kanceri vdekjeprures i lekures eshte nje kercenim gjithashtu i madh.

Përse duhet ta merrni seriozisht mungesën e vitaminës D?
- Pjesa me e madhe e indeve dhe qelizave te trupit te njeriut, kane receptore per vitaminen D, dhe midis 200 – 2000gene kontrollohen prej saj. Ajo luan nje rol kyc ne ndertimin e kockave dhe metabolizmin e tyre. Ajo eshte e perfshire ne metabolizmin e muskujve dhe mungesa e saj eshte lidhur me semundje te zemres, hipertension, skleroze multipla, artrit, infeksione, autizem dhe disa lloje kanceri. Sipas analizave te kerkimeve shkencore, marrja e vitamines D me suplement mund te ule vdekshmerine.
- Vitamina D mund te pengoje shtimin e pakontrolluar te qelizave, keshtu qe nje mungese e saj mund te coje ne shtim te padeshireushem, nje karakteristike kyce e rritjeve kanceroze. Disa shkencetare kane verejtur se mbi 17 tipe kanceri jane sensitive ndaj vitamines D. Studimet kane treguar se doza 1400 – 1500mg Kalcium + 1100IU vitamine D ne dite me suplement, kane rezultuar ne ulje te ndjeshme te gjithefare lloji kanceri, ne gra pas menopauzes. Gjithashtu, ulje te rrezikshmerise se kancerit te zorres se trashe kane gjetur studjues te tjere me doza 1000 2000IU/dite vitamin D.
- Mungesa e vitamines D eshte konstatuar te rrise shancet e infarktit te miokardit dhe vdekshmerise nga semundje kardiovaskulare.
- Nivele te uleta te vitamins D jane lidhur me rezistence ndaj insulines dhe diabet, si dhe prodhim te larte te “renines” nga veshkat me pasoje rritje te mundshme te tensionit arterial.
- Nivelet e pamjaftueshme te vitamines D ne gjak mund te lidhen gjithashtu me shendetin mendor duke rritur rrezikun e semundjes se Alzheimerit.
- Vitamina D forcon funksionin e qelizave imunitare duke parandaluar keshtu semundjet autoimunitare qe po behen gjithnje e me te rrezikshme. Doza plotesuese me suplement, rreth 2000IU ne dite, mund te parandalojne ndjeshem shfaqjen e diabetit tip 1, ne femije te predispozuar per kete semundje autoimunitare.
Këshilla përfundimtare
Vitamina D ne kombinim me Kalciumin eshte nder te paktat suplemente per te cilat ka vertete nevoje shumica prej nesh. Ne vendet e industrializuara, mungesa e vitamins D eshte teper e theksuar dhe suplementet jane e vetmja zgjidhje per te rritur dhe mbajtur nivelet e vitamins D midis normes 30 – 60ng/ml. Per te arritur keto nivele dhe per ti mbajtur ato konstante edhe gjate dimrit, nevojiten rreth 1000-2000IU ne dite per te rriturit dhe 400IU per femijet. Plotesimi me vitamine D eshte mjaft i rendesishem per moshat e treta. Personat me predispozite per gure ne veshka duhet te konsultohen me mjekun e tyre perpara se te marrin supplement te vitamins D.