Samburex (240 ml)

4,200 L

Falë përbërësve të tij, SAMBUREX është një produkt forcues i sistemit imunitar që rrit veprimin kundër plakjes dhe vitalizues për organizmin.Solucioni Samburex rekomandohet për ftohjet, pneumonitë, bronkitet. Ajo ndihmon personat që duan të dobësohen dhe individët që duan të eleminojnë toksinave në gjakun dhe pastrimin e sistemit urinar.

Category:

Description

Samburex është një shurup mjekues popullor i përdorur prej shumë vitesh, plus është i pasuruar me përmbajtjen e bimëve Echinacea (është një nga bimët më të njohura në Amerikën e Veriut dhe ndihmon në prevenimin e infeksioneve të traktit urinar) dhe Astragalus (nxitës i vitalitetit dhe energjisë trupore) dhe me Vitaminën C dhe Zink.

Duke qenë në formën e shurupit, Samburex është i lehtë të konsumohet dhe ka një shije të përlqyeshme, rekomandohet të përdoret edhe tek fëmijët mbi moshën 3 vjeç.Samburex mund të përdoret për të gjithë familjen. Efektet e saj të menjëhershme janë rritje e imunitetit, sidomos në sezonin e ftohtë, kundër gjendjeve gripale, kundër virozave, ka përmirësim brënda 24 orëve, ulen ndjeshëm ethet, dhimbja e kokës e të muskujve dhe sekrecioneve të hundës, ndihmon në rivitalizimin e trupit, stimulon metabolizmin dhe ndihmon tretjen.

Përdoret mjaft mirë kundër alergjive stinore, në sëmundjet e zemrës, kundër diabetit, forcon dhe regullon sistemin imunitar.

Studimet e fundit kanë treguar aftësinë e tij për të shkurtuar përgjysëm kohëzgjatjen e gripit dhe në shumë raste eliminon simptomat brenda 48 orëve. Në studimin e fundit tregon se Samburex ndihmon mjaft në sëmundjet e mushkërive.

Përfitimet e përdorimit të shurupit Samburex, me echinacea dhe astragalus.

  • forcon sistemin imunitar;
  • ka vehti hepato protektive (duke rritur nivelin e glutationit, rrisin prodhimin e interferonit, ngadalsohen proçesi i fibrozës, rregullon nivelin e transaminazave pas përdorimit të paktën për 2 muaj, ul presionin portal);
  • mbrojtës i veshkave (në nefropatia diabetike, redukton proteinurinë në nefrit akute dhe kronike, cystititet, diuretik);
  • mbrojtës i indit pulmonar (në tuberkuloz, në fibrozë, bronkitet, pneumoninë, astmën, dhe gjithashtu në dhëmbjet e dhëmbeve dhe fytit, në gjendjet gripale, të ftohtit dhe në kollat e është një expectorant i mirë dhe ndihmon perspirimin);
  • mbron zemrën (kardiotonik veçanërisht në infarktin e miokardit, në endokarditet, përmirëson aktivitetin e zemrës, hipotensive);
  • mbrojtës i sistemit nervor (në sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer, skizofreninë, vasodilator dhe antikoagulues, ndihmon përshkueshmërinë kapilare, ul riskun e ishemisë cerebrale);
  • mbrojtës i sistemit digjestiv (dispepsitë, kundër konstipacionit/kapsllëkut, meteorizmit, fryrjes);
  • në sëmundjet reumatizmale, poliartritit, artriti kronik;
  • mbipeshë (rregullon funksionin e tiroides, metabolizmin, ul kolesterolin, lufton hemorroidet); përdoret kundër lodhjes kronike (rrit energjinë/vitalitetin, rikthen bilancin e lehtë vibracional);
  • në herpes, djegie, kafshime gjarpërinjsh;
  • përmirëson vizionin;
  • antianemik (përmirëson funksionet e shpretkës dhe thithjen e hekurit në ushqim);
  • lufton infeksionet bakteriale, Streptococcus, Staphylococcus, viruset (influenza, herpesi, HPV, hepatitis B dhe C;
  • mbrojtësi i sistemit gjenital (në hemoragjitë mitrale, në prolaps, cistitet, tumoret),në infertilitetit mashkullor;
  • adjuvant/qetësues i shkëlqyer në sëmundjet kanceroze, mbron trupin nga efektet e padëshiruara të kimioterapisë;

Rekomandimet për përdorimin e shurupit Samburex :

  • Për shkak të formës së lëngshme, së pari ju rekomandohet të përdoret tek fëmijët dhe të moshuarit, për të forcuar sistemin e tyre imunitar.
  • Njerëzit që vuajnë nga ftohjet ose i kap shpesh gripi, virozat, për të përshpejtuar procesin e shërimit.
  • Njerëzit që përjetojnë dhimbje të fytit ose kollë për të lehtësuar simptomat e tyre.
  • Ata që vuajnë nga problemet e tretjes.
  • Për shkak se nuk përmban alkool, është ideale për shoferët dhe fëmijët.
  • Të gjithë individët që duan të ndjekin një periudhë trajtimi detoksifikues.
  • Fëmijët që shkojnë në shkollë për të parandaluar simptomat e virozave apo gjëndjeve gripale, të transmetuara nga persona të sëmurë.

Përbërësit e SambuRex-it në 5 ml SambuRex kemi :

  • Ekstrakti i shtogut të zi – 5000 mg
  • Përzierje e bimëve – 130 mg
  • Vitamina C – 100 mg
  • Zink – 5 mg

Përdorimi: Rekomandohet 1-3 lugë çaji në ditë.
Doza në fëmijët 3-5 vjeç është një lugë çaji shurup në ditë. Mendohet të shtohet ose të përzihet në ujë, çaj të jo të nxehtë, ose lëng natyral.
Për fëmijët mbi 5 vjet, 1 lugë çaji 2 herë në ditë, përdoret i përzier me një pije natyrale jo të gazuara.