Description
Fryti i kaktusit parandalon absorbimin e yndyrave, si dhe intensifikon dekompozimin dhe sekrecionin e tyre. Përmes efekteve të saja diuretike, mbështet veshkat dhe funksionimin e fshikëzës urinare.
- personave që mbajnë dietë për dobësim, për shkak të ndjenjës së ngopjes të cilën e shkaktojnë tabletat;
- për të reduktuar problemin e kapsllëkut;
- për të reduktuar nivelin e lartë të kolesterolit dhe triglicerideve; • për pacientët me diabet, për ta shtuar konsumimin e fibrave; • atyre që ballafaqohen me probleme celuliti.
A e keni ditur se dështimi i dietës për dobësim shpesh ndodh për shkak të ndjenjës fizike dhe psikike të urisë? Fibrat e frytit të kaktusit, elementi kryesor i produktit Nopalin, bymehen gjatë tretjes dhe në këtë mënyrë shkakton ndjenjën e ngopjes.
347 milionë njerëz në botë vuajnë nga diabeti. Në vitin 2004, 3.4 milionë njerëz vdiqën nga pasojat e diabetit. Sipas vlerësimeve të OBSH-së, diabeti do të renditet i shtati ndër shkaqet kryesore të vdekjes nga viti 2030. Aktivitetet kërkimore që lidhen me kaktusin nopal janë kryer që nga viti 1979 në mënyrë për ta parandaluar diabetin pasi që u zbulua se një përqindje shumë e madhe e popullsisë meksikane që jetojnë në zonën e Shteteve të Bashkuara ka vuajtur nga diabeti sesa meksikanët që jetojnë në Meksikë, ku banorët lokal e trajtojnë kaktusin nopal si ushqim: atë e përdorin të zier, fërguar, pjekur në skarë, madje edhe të pa gatuar në formë sallate. Eksperimentet zbuluan se nopali është në gjendje që t’i ulë nivelet e sheqerit në gjak. Kjo me siguri është për arsyen se absorbimi i karbohidrateve ngadalësohet, gjë që zvogëlon prodhimin e insulinës. Është një parim bazik për pacientët me diabet se përdorimi i fibrave zvogëlon reagimin e sheqerit në gjak.
Përfshini produktin Nopalin në ushqimin tuaj ditor dhe në këtë mënyrë mund të shtoni konsumimin e fibrave, duke siguruar se nivelet tuaja të sheqerit në gjak mbeten në vlerën normale!
NOPALIN PËRBËRËSIT AKTIV/2 TABLETA:
- Kaktus Nopal të dehidruar 300 mg
3×2 tableta në ditë me ushqim.
Vërejtje! Nopalin gjithmonë të konsumohet me sasi të bollshme të lëngjeve në mënyrë që të ndihmohet bymimi i fibrave dhe të zhvillohet ndjenja e ngopjes.